Në Kosovë, Kristi i “BB” lidhet me drejtoreshën e agjencisë së modës

Jun 28, 2015 | 13:37
SHPËRNDAJE


Kristi, djaloshi nga Korça i cili bëri për vete shumë shqiptarë me lojën që zhvilloi tek edicioni i fundit i ‘’Big Brother Albania’’, pas daljes nga spektakli udhëtoi me një grup banorësh për në Kosovë e më saktësisht në Pejë. Arsyeja e këtij udhëtimi ka qenë që të vizitojnë qytete të ndryshme në Kosovë, por edhe të shohin nga afër fansat që kanë fituar gjatë kohës që ndodheshin brenda shtëpisë së famshme.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite, banorët e “Big Brother” kanë qenë mysafirë specialë në mbrëmjen gala ‘’Top model of Peja’’, që është mbajtur po në këtë qytet nën organizimin e Kreshnik Husajt – Kika, i cili ka rolin e drejtorit ekzekutiv të këtij eventi bukurie. Ajo që ka rënë në sy, është shoqëria e Kristit me një femër ende të panjohur për publikun tonë. Në Kosovë ajo njihet si drejtoreshë e një agjencie mode, ‘’Deon Agency’’.

Vajza që është në krah të Kristit quhet Albulena dhe burime të mirinformuara tregojnë se gjatë gjithë kohës ata kanë qenë shumë intimë. Madje, vajza njihet si një nga mikeshat dhe bashkëpunëtoret më të mira të Kikës, gjë që çon në konkludimin se mes tyre ka nisur diçka krejt ndryshe nga miqësia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura