“Në konvaleshencë tani nuk ka asnjë person, ishin dy por…”, Ministria e Shëndetësisë sqaron se kur kryhen testet për COVID-19, ndër kriteret është edhe mosha

Apr 2, 2020 | 13:12
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë ditën e sotme në konferencën për mediat raportoi se numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 277.

ministria

E pyetur se sa persona ndodhen në konvaleshencën shtetërore aktualisht, ajo tha se momentalisht nuk ndodhet asnjë, pasi edhe dy që ishin u larguan.

Ajo sqaron se në konvaleshencë nuk rrinë personat e infektuar, por ata që nuk kanë mundësi të rrinë në shtëpi që të mbrohen nga koronavirusi, për arsye të ndryshme.

“Në konvaleshencën shtetërore shkojnë dhe strehohen jo ata që janë pozitivë, por ata që duhet të qëndrojnë të vetëizoluar në shtëpi, por për arsye të ndryshme nuk mund të qëndrojnë në shtëpi.

Momentalisht nuk ndodhet asnjë person i shtruar. Dy të shtruar që ishin aktualisht janë larguar”.

Më tej zëdhënësja e Ministrisë u shpreh se ne i kemi të gjitha kapacitetet për të kryer testime, por testimet kryhen zakonisht tek personat që i shfaqin shenjat dhe ata që janë mbi 60 vjeç.

“Aktualisht në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik janë të gjitha kapacitetet për të kryer një numër të konsiderueshëm ekzaminimesh. Ne arrijmë ti përmbushim të gjitha nevojat që janë për realizimin e këtyre testeve, por i kryejmë ato tek persona që kanë shenja klinike, për persona që janë në kontakt me persona pozitivë dhe janë mbi 60 vjeç”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura