Në koncertet e Harry Styles ndodh gjithçka! Propozimi për martesë i fansit bën xhiron e rrjetit

Aug 5, 2022 | 7:50
SHPËRNDAJE

PANORAMAPLUS.AL/ Në koncertet e Harry Styles ndodh gjithçka- madje edhe propozime për martesë.

124095744_hi058758723

Një propozim romantik mes dy pjesëmarrësve në koncertin e tij në Lisbonë në Portugali ka bërë xhiron e rrjetit. Gjatë performancave të këngëtarit në ‘Love On Tour’ ai i ka kushtuar një segment të spektaklit për të krijuar një moment të veçantë për fansat.

Harry ka ndihmuar tashmë propozime të tjera martese gjatë turneut të tij evropian këtë vit dhe të vitit të kaluar në Amerikë. Këtë herë ai ndaloi koncertin pasi vuri re një tabelë në turmë ku shkruhej: “A do të më ndihmosh të propozoj?”

Fansi, emri i të cilit ishte Carl, e pyeti Harry-n nëse do të ishte në gjendje të huazonte mikrofonin e tij për t’i kënduar disa rreshta të dashurës së tij, Marianna-s. Para se të dorëzonte mikrofonin, Harry kishte disa pyetje, duke e pyetur Carl: “Nëse kjo është si një lidhje 2-javore, nuk ka mundësi që të të jap mikrofonin. Sa kohë keni qenë bashkë?”

Burri u përgjigj: “Më shumë se një vit, pak më shumë.”

Më pas, Harry e pyeti audiencën: “Çfarë mendoni? E merr mikrofonin për pak më shumë se një vit?”

Fansi më pas filloi t’i këndonte të dashurës së tij këngën “Can’t Help Falling In Love” të Elvis Presley-t, ndërsa Harry inkurajoi turmën të bashkohej. Më pas, ai u ul në gjunjë dhe kërkoi që Marianna të ishte gruaja e tij, ndërsa ajo mori mikrofonin dhe bërtiti ‘po’.

© Panorama.al

Te lidhura