Në koma për muaj të tërë, vëllai jep lajmin e mirë për futbollistin e Ajkasit

Aug 21, 2018 | 15:11
SHPËRNDAJE

Miqësorja ndaj Verder Bremenit në gusht të vitit 2017 rezultoi fatale për futbollistin e Ajaksit Abdelhak Nuri. Ai pësoi një atak kardiak në fushë, dhe prej muajsh të tërë qëndroi në koma.

Nuri

Ndërkohë që ditën e sotme, vëllai i Abdelhak, Abderrahim Nuri, jep lajmin e madh për përmirësimin e shëndetit. Ai tregon se gjendja e tij nervorë është më e mirë dhe se nganjëherë çohet nga shtrati për t’u ulur në karrocë.

“Gjendja e tij nervore është më e mirë se disa muaj më parë. Ai nuk e lëviz ende trupin, por nganjëherë çohet nga shtrati për t’u ulur në karrocën me rrota.

Screen-Shot-2018-08-21-at-12.30.42

Mund të komunikoni me të. Në fillim nuk na lejohet të qëndronim për një kohë të gjatë me të. Këto janë rregullat e spitalit, ju keni oraret për ta vizituar. Por pas disa kohësh doktorët panë që ne si familje kishim shumë ndikim te Abdelhak.

Ai u bë më i qetë. Ai na njohu ne. Ne e sigurojmë atë, ai dëgjon zëra familjarë. Që atëherë me mundemi dhe qëndrojmë me të 24 orë. Kjo pasi i bën mirë atij”, tregoi vëllai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura