“Në këto javë kam folur më shumë me Maldinin dhe Bobanin se me gruan”, rrëfimi special i Ibrës: Ja pse zgjodha numrin 21

Jan 3, 2020 | 7:42
SHPËRNDAJE

Zllatan Ibrahimoviç u zyrtarizua sot si përforcim i Milanit në merkato. Suedezi u rikthye te kuqezinjtë pas 7 sezonesh e gjysëm. Një pritje e ngrohtë për bomberin nga i cili pritet shumë. Ibra foli nëpërmjet një interviste speciale për “Milan TV” në lidhje me rikthimin e tij teksa u shpreh:

Ibra

Përse zgjodhet numrin 21? Është numri i djalit tim të madh. I tregova të gjithë numrat në dispozicion dhe ata zgjodhën 21.

Cili është objektivi jot tani? Objektivi është të ndihmojmë klubin, ekipin dhe të përmirësojmë situatën. Individualisht dua të bëj sa më mirë që mundem ».

Çdokush është i lumtur për rikthimin dhe më kanë uruar. Është më në fund zyrtare.

Çfarë menduat kur të kontaktuan drejtuesit e Milanit? Kaq shumë kujtime të mira, vetëm gjëra pozitive. Klub i shkëlqyeshëm, ekip i shkëlqyeshëm dhe San Siro është i shkëlqyeshëm.

Çfarë lloji djali ishte Zllatani dhe çfarë babai është sot? Djalë isha njësoj si baba sot.  Aq shumë uri, aq shumë dëshirë dhe aq shumë vetëbesim.

Negociatat me Boban dhe Maldini – Në 2-3 javët e fundit kam biseduar më shumë me ta sesa me gruan time, por gjithçka shkoi mirë, sepse unë jam këtu “.

Ke qenë i frikësuar? Jo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura