“Në këtë planet nuk kam shkelur asnjë ligj”- Meta i vendosur: Gati të shkoj në SPAK sa herë të më thërrasë, por…

Sep 22, 2022 | 21:57
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Ilir Meta i pyetur për paditë e ngritura ndaj tij, tha se është i gatshëm të shkojë në SPAK që tani, por theksoi se cdo gjë që Prokurorët do ta pyesin ai do ta bëjë publike.

Meta sot para SPAK

Meta u shpreh i bindur se nuk ka shkelur asnjë ligj të këtij vendi, duke thënë se nuk ka asnjë shqetësim me drejtësinë dhe ai është i qetë.

“Nuk kam asnjë shqetësim unë. SPAK dhe Prokuroria të bëjnë ca të duan. Tani vete unë tek SPAK nëse me thërret. Ama ca do më pyesin unë do ta them.

Unë mbaj përgjegjësi për Ilir Metën. Në këtë planet nuk ka asnjë ligj që ka shkelur Meta. Këtë e kam pasur parim. Këtë këshilla u kam dhënë edhe bashkëpunëtorëve të mi edhe fëmijëve të mi.

U kam thënë unë jam në politikë dhe kam armiq! Nuk ju mbroj sikur të shkelni ligjin më të thjesht të këtij vendi. Nuk kam asnjë shqetësim unë. Gjithë jeta ime ka qenë beteje”, tha Meta në Top Story në Tch.

Ndërsa për qeverinë, ai tha se Rilindja është armike e Shqipërisë: “Rilindja si sekt është armike e shqiptarëve. Rilindja është pjesë e një organizate mafioze, që ka marrë përsipër tja dorëzojë kësaj organizate Shqipërinë, pasuritë, pronat, ka marrë përsipër ti largojë njerëzit në këtë vend”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura