“Në këtë botë u mor vesh kush fiton më shumë”- Rama mesazh bujqve dhe blegtorëve: Prodhimet në ngastra, të destunuara të hidhen në lumenj, koha e shtetit shpëtimtar vdiq me Komunizmin

Jan 26, 2022 | 12:16
SHPËRNDAJE

rama bujqesia

Kryeministri Edi Rama tha se është e pamundur që t’i besohet e ardhmja “një ngastre të veçuar dhe një pune të vetmuar kur është fjala për prodhim bujqësor dhe blegtoral”.

Duke folur në takimin me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, mbi garancinë Sovrane në dispozicion të fermerëve për të financuar kolateralin e kredive të bujqësisë, Rama tha se koha e shtetit shpëtimtar “ka vdekur me komunizmin”.

Sipas Ramës, “shteti është mbështetës dhe garant në aspektet që lidhen me lirinë e konkurencës e garantimin e mekanizmave të aksesit në financa”.

Prodhimet bujqësore në ngastra tha Rama “janë të destinuara të mbeten pa shitur, të hidhen në lumenj e të dalin në udhëkryqe rrugësh të bllokojnë përkohësisht rrugët me idenë që shteti duhet të vijë e të bëjë shpëtimtarin, koha e shtetit shpëtimtar ka vdekur bashkë me komunizmin që krijoi iluzionin e shtetit shpëtimtar e shteti u bë pengmarrësi e burgosësi i kudondodhur i njerëzve dhe ëndrrave të tyre”.

Rama tha se një punë të rëndësishme duhet të ketë ministria e Bujqësisë e cila duhet të promovojë historitë e suksesit.

“Jam shumë i bindur që sot Shqipëria i ka gjithë shembujt e suksesit për të demonstruar jo më me fjalë por me vepra se cila është rruga e të ardhmes në zhvillimin rural të vendit.

Na takon ne si qeveri e ministrisë së Bujqësisë në radhë të parë të investohet seriozisht për t’i promovuar këta shembuj në sytë e gjithë të tjerëve që duan të bëjnë sukses në këtë sektor. Për të treguar që suksesi, rruga e të ardhmes është i mundur. Edhe për ata që në kushte të tjera gjeografike të investojnë në agroturizëm pa u bahskuar me të tjerë për ta sjellë konsumtarorin te dera e shtëpisë.

Cka ne do bëjmë është të nxisim gjithë atë pjesë njerëzish në sektor që kanë mbetur peng i të shkuarës që me kurajo e vullnet të bashkohen në rrugën e të ardhmes, dhe është e pamundur që ti besohet e ardhmja nje ngastre të vecuar dhe një pune të vetmuar kur është fjala për prodhm bujqësor dhe blegtoral”.

Rama tha se sot Shqipëria “punon dyfishin e tokës bujqësore që punonte 8 vjet më parë”, por pranoi që ka ende shumë problematika të pazgjidhura.

Nga ana tjetër jemi të vetëdijshem që në atë dyfish toke që punohet ka shumë problematika që lidhen me prapambetjen e zinxhirët e të shkuarës që duhen shkëputur nga të katër anët, ka shumë nevojë për inovacin dhe teknologji”.

Rama kishte dhe një mesazh për bankat e nivelit të dytë që të kenë parasysh kreditë për bujqit dhe blegtorët, edhe pse fitimet nga ta nuk do i kenë përnjeherë.

“T’ju lutem në emër të qeverisë shqiptare të rrisin aktivitetin e tyre për të qenë më proaktive në raport me sektorin e bujqësisë. Mbase në një fazë të parë nuk i ka fitimet që bankat mund të garanotjnë përmes sektorëve të tjerë, por me siguri pavarësisht masës e intensitetit të fitimit bankat jo vetëm s’do kenë humbje por gradualisht do kenë një tjetër korsi fitimesh se në këtë botë u mor vesh kjo punë të vetmet që fitojnë janë bankat”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura