Në kërkim ndërkombëtar për përdhunim, arrestohet në Morinë. Emri

Sep 12, 2018 | 15:32
SHPËRNDAJE

Arrestohet në Morine një shtetas kosovar i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg nga autoritet Italiane, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja”. Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Italian.

Specialistët e Policisë Kufitare në SPK Morinë, bënë arrestimin provizor të shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht; Astrit Koçi, 41 vjeç, banues në Prizren–Kosovë, njoftoi Policia.

perdhunim

Sipas të njëjtave burime: Ky shtetas u kap në hyrje të SPK, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit rezultoi përson në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali. Autoritetet gjyqësore të Bellunos Itali, me vendim Nr. 633/2007 datë 24.10.2007, e kanë dënuar këtë shtetas me 4 vite e 8 muaj burg për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja” parashikuar nga nenet 81, 609 b, 610 dhe 612 të Kodit Penal Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura