“Ne kemi bërë një histori dashurie…”, Lady Gaga flet për marrëdhënien më Bradley Cooper

Nov 7, 2019 | 12:37
SHPËRNDAJE

Ata u diskutuar gjatë për një lidhje të mundshme me njëri tjetrin. Madje u përfol që ka qenë Lady Gaga ajo e cila u bë shkak që Bradley Cooper dhe Irina Shyak të ndaheshin me njëri tjetrin.

U përfol gjithashtu në mediat e huaja se historia e tyre e dashurisë filloi që tek ‘A star is born’.

Për këtë pjesë, këngëtarja dhe aktorja e famshme ka folur në një intervistë për revistën ‘Elle’. Ajo është ndalur gjatë tek marrëdhënia me Cooper duke shpjeguar se:

“Ne kemi bërë një histori dashurie. Për mua si aktore, ne donim që njerëzit të besonin se ishim të dashuruar. Donim që njerëzit t’a ndjenin diçka të tillë edhe tek ndarja e çmimeve “Oscar”. Punuam shumë për diçka të tillë me ditë të tëra. Pas gjithë asaj që ndodhi, ne folëm me njëri-tjetrin dhe thamë ‘paskemi bërë një punë të mirë”.

Gaga u shpreh gjithashtu se i vjen keq që marrëdhënia mes Bradley Cooper dhe Irina Shyak përfundoi duke shtuar se aktori është një super baba për vajzën e tij Lea.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura