Në katër vite, 31 mijë divorce, gjykatësit zbulojnë edhe paditë fiktive për “letra emigrimi”

Oct 8, 2019 | 20:16
SHPËRNDAJE

31 mijë e 577 çifte i janë drejtuar gjykatës në katër vite për t’i dhënë fund martesës.

Shifrat e larta të padive për zgjidhje martese në gjykata u bënë publike për Top Channel nga një burim i ministrisë së Drejtësisë që shtoi se nga viti 2015 mes bashkëshortëve  që iu drejtuan gjykatave për t’u ndarë , shumë pak kanë pranuar të pajtohen sërish. Numri i atyre qe janë pajtuar para gjyqtarit për të shpëtuar familjen është vetëm 65. Avokatja Megi Zonja pohon se shkaqet për divorc janë të ndryshme.1-Copy-120

“Shkaku kryesor është dhuna në familje. Shkaku numër dy janë tradhtitë bashkëshortore dhe e treta vjen ekonomia; ekonomia është edhe një faktor që shpeshherë bën që çiftet të divorcohen”, shprehet Zonja.

Prej padive për zgjidhje martese 1063 janë refuzuar nga gjyqtarët me argumentin e interesit më të lartë që është interesi i fëmijëve, por ka patur raste kur gjykata ka zbuluar se padia per divorc ishte fiktive, pasi bashkëshortët kanë rënë në marrëveshje të ndahen , në mënyrë që njëri prej tyre të rimartohet jashtë vendit për të siguruar dokumentet. Ky lloj divorci po haset veçanërisht tre vitet e fundit, por palët sjellin në gjykatë shkaqe të tjera. Avokatja Zonja zbulon edhe një risi tjetër martese e më pas divorci.

“Sot femra është bërë e pavarur nga mashkulli, kërkon një fëmijë dhe më pas ato divorcohen thjesht për faktin për të pasur një fëmijë dhe ky trend po shihet sot”, përfundon avokatja. /Top Channel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura