“Ne jemi bërë rreziku më i madh i PS”, Rama shigjeton presidentin: Do bëjë besëlidhjen e dytë. Konkurrentët, katandisur si karikaturat e vetes së tyre

Feb 29, 2020 | 13:50
SHPËRNDAJE

Duke inkurajuar gratë të marrin në dorë të drejtat e tyre, e duke thënë se ‘burrat ca kishin për të bërë e kanë bërë e tani janë vetëm ca marrin jo ca japin”, kryeministri Rama ka deklaruar hapur krenarinë për ministret në qeverisje.


rama1

“Ne jemi bërë rreziku më i madh i PS si alternativë qeverisëse, këtë e shoh përditë, e them përditë, ne jemi sot rreziku më i madh që ka alternativa e PS. Kundërshtari ynë më i rrezikshëm është boshi opozitar, hic politika e mbushur me agresivitet, hicdebati me sharje, akuza, hickundërshtia që ushqehet me lajme false, shpifje, por që është e tharë nga burimet vlerore”- tha Rama.

 

 

“Ka edhe shumë brenda nesh, të shefave të mëdhenj, që thonë këto gratë në qeveri i kemi me profil të ulët politik, janë pak si teknike, ne na duhen politike, unë po u them që kjo është mënyra e gabuar për të parë se për cfarë janë e cfarë duhet të bëjnë ministret dhe po ju them që puna e grave e të gjithave në qeveri është një punë që garanton siguri për të gjitha punët që duam të bëjmë si qeveri”- tha ai.

Kryeministri nuk ka lënë pa shigjetuar edhe manifestimin e thërritur nga presidenti i vendit, më 2 mars.

“Njerzit po presin besëlidhjen e dytë të Lezhës më 2 mars, do ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me armiqtë e betuar të reformës në drejtësi. Po e bëjmë të mundur ne, po ndodh sot reforma në drejtësi. Do bëjë besëlidhejn e dytë, po marrë mundimin të shkojë as deri në Lezhe, por duke ndenj e duke thënë se jemi këtu, nuk i shofin njerëzit fare, njerëzit shohin nga ne, ne duhet të shohim shumë përtej atyre që kemi bërë e duhet të shohim shumë përtej atyre me të cilat jemi mësuar të fitojmë sepse nesër nga ne do kërkohet shumë më tepër e kujt t’ja kërkojnë, nga të kthehen, nuk dua të merrem fare me katandisjen e konkurrentëve se janë katandisur si karikaturat e vetes së tyre, por duhet ti kuptojmë sot pa na ndodhur, se ca pasojat sot mund të ketë”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura