Në janar nis ndërtimi i bazës ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, ministri i Mbrojtjes: Mesazhe që tregojnë se sa strategjik është vendi ynë për sigurinë rajonale

Dec 9, 2021 | 9:44
SHPËRNDAJE

Në ditët e para të janarit do të nisë ndërtimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

niko peleshi

Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave këtë 9 dhjetor.

Në qeveri u miratua sot edhe vendimi për shpronësimin në kohë të gjithë qytetarëve që preken nga ky projekt.

Fjala e ministrit Niko Peleshi:

Miratuam propozimin e minisitrisë së Mbrojtjes që lidhet me projektin më madhor në fushën e zhvillimit të infrastrukt të Forcave të Armatosura, për bazën ajrore të Kucovës e cila me vendimin e sotëm kompleton kuadrin rregullator ligjor i hap rurgën fillimit të punimeve.

Në ditët e para të janarit do vendosim gurin e parë të bazës taktite të Kucovës, bazë taktike e NATO-s, lajm i mirë për ata që preken do shpronësohen sipas vlerës së plotë të tregut bazuar në gjithë aktet ligjore dhe pa asnjë vonesë.

Lajm i mirë për banorët e zonës përrteth investim që do të thotë zhvillim ekonomik dhe punësim për gjithë zonën.

Për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor se do kemi një bazë taktike ajrore të NATO-s, siguri më shumë për sot dhe për nesër. Janë mesazhe që tregojnë se sa strategjik është vendi ynë për sigurinë rajonale dhe sigurinë evropiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura