Në Itali fitojnë të gjithë pretendentët. Napoli përmbys Lacion, Mertens supergol Strakoshës (VIDEO)

Sep 20, 2017 | 22:58
SHPËRNDAJE

Seria A luajti sot në mbrëmje ndeshjet e vlefshme për javën e 5-të. Të gjitha ekipet pretendente fituan, ndërkohë që në sy bie triumfi me përmbysje i Napolit në transfertë ndaj Lacios, si dhe shkatërrimi që Atalanta i bëri Krotones.

strakosha mertens

Roma fitoi në transfertë 0-4 ndaj Beneventos së Memushajt. Mesfushori shqiptar u kthye për 90 minuta të plota në fushë, por një dopietë e Xhekos dhe dy autogola i dhanë fitoren Romës.


Juventusi fitoi në shtëpi ndaj Fiorentinës me rezultatin 1-0. Golin e vetëm e shënoi Manxukiç në minutën e 52-të.

Milani mposhti Spalin në shtëpi me rezultatin 2-0. Golat u shënuan të dy me penallti, më saktësisht nga Rodrigez në minutën e 26 dhe Kesi në të 61-tën.


Napoli mposhti në transfertë me përmbysje Lacion me shifrat 1-4. De Vrij kaloi vendasit në avantazh në minutën e 30, por në pjesën e dytë të besuarit e Sarrit dhuruan spektakël. Kulibali në të 54-tën, Kajehon në të 56-n, Mertens në të 59-n dhe Jorginjo në të parën e shtesës me penallti ishin autorët e golave. Mertens realizoi një supergol duke përfituar nga fakti që Strakosha kishte dalë nga porta, ndërkohë që Hysaj e ndoqi të gjithë takimin nga stoli.

Atalanta e Etrit Berishës bëri spektakël ndaj Krotones së Arlind Ajetit duke fituar në shtëpi me rezultatin 5-1. Të dy shqiptarët luajtën për 90 minuta të plota dhe mbrojtësi kuqezi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e dytë shtesë së pjesës së parë.

Rezultatet

Benevento – Roma 0-4

Milan – Spal 2-0

Atalanta – Krotone 5-1

Kaljari – Sasuolo 0-1

Xhenoa – Kievo 1-1

Juventus – Fiorentina 1-0

Lacio – Napoli 1-4

Udineze – Torino 2-3

Verona – Sampdoria 0-0

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura