Në Infektiv 32 pacientë, tre në terapi intensive. Ministria jep detaje për gjendjen e tyre

Mar 19, 2020 | 11:52
SHPËRNDAJE

Nderkohe qe ka shenuar rritje numri i te prekuve me koronavirus ne vendin tone, e dy persona kane humbur jeten, Ministria e Shendetesise jep detaje per pacientet e shtruar ne Spitalin Infektiv.infektivi mjek

“Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar.
3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”- njofton Ministria, ne komunikimin e sotme teksa dha te rejat me te fundit nga situata ne vend.

Vetem ne 24 oret e fundit u numeruar 5 raste te reja me virusin korona.
– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri
– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

• Tiranë 45 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 6 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetar

Jane shënuar deri tani dy raste humbje jete

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura