“Në Gjermani do të shkonte në burg”- Tomor Alizoti reagon për provokimin e Bujar Çelës: Reflektim i ndyrë i politikës së 30-viteve, ku bijtë e etërve kriminelë…

Nov 29, 2021 | 14:50
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, ka reaguar në lidhje me urimin e bërë me foton e diktatorit Enver Hoxha nga homologu i tij socialist Bujar Çela.

bujar cela

Përmes një postimi në facebook, Alizoti shkruan se ky është një akt i turpshëm, i cili reflekton politikën e ndyrë të këtyre 30-viteve, ku bijtë e etërve kriminelë gëzuan pushtet e privilegje, ndërsa ata që vuajtën burgjeve enden rrugëve me shijen e cinizmit të një vendi që nuk ka ditur të dënojë krimet e të respektojë vlerat.

Sipas Alizotit nëse kjo do të ndodhte në Gjermani, deputetit në fjalë do t’i hiqej imuniteti dhe do të shkonte në burg.

Postimi i plotë

Akti i turpshëm i deputetit të Partisë Socialiste, i cili feston 29 nëntorin me portretin e Enver Hoxhës, nuk është një rast i veçuar. Ai reflekton politikën e ndyrë të këtyre 30 viteve, ku bijtë e etërve kriminelë gëzuan pushtet e privilegje, ndërsa ata që vuajtën burgjeve enden rrugëve me shijen e cinizmit të një vendi që nuk ka ditur të dënojë krimet e të respektojë vlerat. Ky akt, ashtu si dhe raste të tjerë para tij, reflekton një politikë që ushqehet nga krimet e së shkuarës. Nëse kjo do të ndodhte në Gjermani, shoqëria do çohej në këmbë dhe deputetit do ti hiqej imuniteti e do shkonte në burg. Është në turpin tonë fakti që lejojmë të ndodhin poshtërsi të tilla.

Kujtojmë se ditën e djeshme deputeti socialist Bujar Çela, uroi për festat e Nëntorit kolegët në Komisionin e Sigurisë me një foto të diktatorit Enver Hoxha. Gjest për të cilin nuk u distancua por e mbështeti dhe sot duke vlerësuar figurën e Enver Hoxhës për kontributet e dhëna gjatë viteve të luftës si udhëheqës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura