Në garë për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara: Vangjush Dako sillet si pronar i qytetit, jemi përballë një bande. Këshilli bashkiak, 39 vendime brenda ditës për…

Mar 30, 2023 | 22:15
SHPËRNDAJE

Kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka folur për zgjedhjet e 14 Majit dhe garën për qytetin bregdetar.cara-igli-684x450

Cara u shpreh në emisionin “Open” se Vangjush Dako e ka lënë Durrësi në një gjendje të mjerueshme. Ai deklaroi se në zgjedhjet 14 Maji, pavarësisht se opozita ndodhet përballë një bande që vjedh vota, do të punojnë fort që dalin fitimtar.

 “Ky vendim është një shprehje e domosdoshmërisë për  një sinergji opozitare. Nëse do ti referohem numrave, ka edhe parti të vogla opozitare që i janë bashkuar koalicionit opozitar në Durrës.  Kam respekt për një pjesë të administratës së PS që nuk kanë lidhje me këtë bandë, por që sot janë nën presion. Ka kërcënime për heqje nga puna e shumë të tjera. Duke nisur që nga zoti Dako, banda e tij prej kaq vitesh udhëheq Durrësin dhe nuk është një kryetar bashkie por sillet si pronar i Durrësit. Ka keq-menaxhuar fondet publike. Rezultatet në Durrës, ka një diferencë shumë të vogël.

Por duhet të kemi parasysh që ka përdorur të gjithë elementët duke filluar që nga fondet e ndërtimit. Të gjitha paratë publike janë investuar për të bërë stimulimin e njerëzve që janë pranë zotit Dako. Këto zgjedhje nuk janë politike, janë administrative dhe po flasim për zgjedhje që do të menaxhojnë qytetin. E gjithë opozita është e bashkuar si asnjëherë tjetër. Ju them se e gjithë kjo garë duhet të fokusohet në faktin se ku do të menaxhohet qyteti. E them se qyteti i Durrësit duhet të bëjnë ndryshimin e madh. Në Durrës janë 5 mijë nxënës që ende janë me dy turne”, tha ai.

Cara tha se demokratët janë sot përballë një bande pasi në këshillin bashkiak të Durrësit, janë marrë 39 vendime brenda një ditë që shkojnë për të dhënë benefite për qytetarët që mund të përkthehen në votë.

“Unë tregova që rezultatet e paraqitura nuk janë ato të vërtetat, Ne po punojmë fort që rezultati i 14 majit të jetë ai i vërtetë. Jemi përballë një bande. Sot në këshillin bashkiak të Durrësit janë marrë 39 vendime brenda një ditë që shkojnë për të dhënë benefite për qytetarët që mund të përkthehen në votë. Jam në këtë garë jo thjesht për të evidentuar se çfarë është bërë keq, por për të treguar ndryshimet që do të sjellim”, deklaroi Cara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura