FOTO nga paparazzi/Në fundjavë shpërthejnë ngjyrat në veshjen e Damian Gjiknurit

Nov 24, 2019 | 16:50
SHPËRNDAJE

Nëse kërkon të kuptosh se cilat janë preferencat në veshje të politikanëve tanë, duhet t’i shohësh se si vishen në fundjavë. Një foto të tillë po ju tregojmë sot. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri. 

Në fakt, në ndryshim nga Fate Velaj, i cili e tregon pasionin e tij ekstravagant për veshjen, Gjiknuri i reziston këtij tundimi kur shkon në Parlament. Ai në fakt e ka pasion veshjen dhe eksperimenton me ngjyrat. Si në këtë rast, ku shihet se ka kombinuar një bluzë të zezë me shumë ngjyra, me xhaketë blu, xhinse dhe atlete të bardha.

Siç e kemi thënë edhe herë të tjera, vështirë është të gjesh politikanë shqiptarë me dëshira modeste në zgjedhjen e veshjeve, aksesorëve apo makinave të shtrenjta.

Ndryshimi është kush arrin të gjejë një stil të personalizuar dhe që t’i shkojë, sepse jo të gjithë ia dalin. Kemi parë veshje të shtrenjta që duken shëmtuar, por ky nuk është rasti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura