Në Finiq regjistrohen 30 grabitje brenda dy javëve. Çfarë shkruajnë mediat greke

| 19:48
SHPËRNDAJE

Më shumë se 30 grabitje kanë ndodhur brenda dy javëve në zonën e Finiqit në jug të vendit, çka ka detyruar kryebashkiakun Leonidha Hristo të kërkojë ndërhyjen e policisë së Shtetit.

20916324

Sipas një njoftimi zyrtar nga Bashkia e Finiqit cituar nga mediat greke, vetëm ditëve të fundit, 32 grabitje janë raportuar në 12 fshatra. Autorët, përveç vjedhjes së parave, mjeteve shtëpiake, dhe çfarëdo gjëje tjetër që ata e gjykojnë të dobishme, kërcënojnë viktimat me armë, veçanërisht të moshuarit.

Sipas mediave greke një klimë e tillë ekziston edhe në bashkinë tjetër e populluar nga minoritarë shqiptar, ajo e Dropullit në prefekturën e Gjirokastrës.

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.