“Në dy vitet e vettingut, Rama ngriti 13 padi ndaj meje”- Berisha veçon një padi për mesazhin e një qytetari

Jan 23, 2020 | 23:21
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Rama ka ngritur 13 padi ndaj tij në gjykatë gjatë dy viteve të fundit.

-640-0-5c312a0c00e09

I ftuar në “Opinion”, Berisha veçoi se një nbga paditë ka të bëjë me mesazhin e një qytetari sipas të cilit, Rama bleu një këmishë 23 mijë dollarë në SHBA.

Berisha: Dje e mora vesh që Rama kishte 13 padi kundra meje. Ka pas bërë një herë një padi me zonjën Aneta. Asnjë padi derisa futi në dorë drejtësinë. Këto dy vitet e vettingut ka depozituar 13 padi. Një nga këto shpifjet janë këto. Një qytetar më shkruan që në Hugo Boss bleu 23 mijë dollarë këmisha dhe ky më ka paditur për shpifje. Ai është mesazh për kryeministrin. Ti e di shumë mirë që Nikolla Çaueshesku ndërronte çdo ditë kostumin nga frika se helmohej.

Çfarë ka ai që nuk denoncon në Gjykatë Mero Bazen që i ka publikuar kartelën klinike. Është false kartela? Përkundrazi e mban këshilltar. Shkon të depozitojë padi si lopa baglat pa asnjë motiv, qenka normale. Të bëjë padi për këto substanciale nuk bën padi. E mban këshilltar Ymerin ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura