“Në dushe ishte uji i ftohtë, nuk mbajtën premtimet”, ish-lojtari i Superiores: Në Shqipëri më gënjyen

May 7, 2021 | 11:43
SHPËRNDAJE

Lojtari brazilian Vinsente De Paula Mercedes është rikthyer të flasë për periudhën e kaluar te skuadra e Bylisit në Kategorinë Superiore, nga të cilët u largua me akuza. Pasi deklaronte një vit më parë se nuk ishte respektuar kontrata e tij me ballshiotët, për ato që i kishin premtuar dhe pagesat, lojtari është rikthyer të flasë përsëri, ku shprehet se gjithçka ishte e vështirë në Shqipëri, duke thënë se në dushe nuk kishte as ujë të ngrohtë.

visente

“Më bënë shumë premtime. Kur mbërrita më thanë se do e kisha një apartament, pro kjo nuk ndodhi. Qëndroja në një vend ku nuk kishte ajër të kondicionuar. Dushet kishin ujë të ftohtë në një vend ku 7 gradë celsius quhet sikur është nxehtë.

Humbja e nënës sime gjatë kësaj kohe, ishte gjëja më e keqe që më ndodhi gjatë kësaj periudhe. Ata nuk më lanë të shkoja të vizitoja, kur ajo po vuante nga kanceri. Nëse sot kam arritur diçka, i detyrohem shumë asaj, e cila më ka mbështetur gjithmonë.”, tha Visente.

Aktualisht mbrojtësi i djathtë aktvizohet te skuadra e Gorniak Sport në ligën e dytë në Ukrainë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura