“Në dush bashkë”/ Çmendën rrjetin me skenat e nxehta, por a do të shfaqet Pete Davidson në “The Kardashians” pas ndarjes nga Kim?

Aug 18, 2022 | 10:02
SHPËRNDAJE

PANORAMAPLUS.AL/ Megjithëse bëri bujë të madhe me debutimin e parë në trailerin e “The Kardashians”, Pete Davidson nuk do të shfaqet pothuajse fare në sezonin e dytë të serialit.

“Ai është në prapaskenë. Bota e reality-show-t nuk është ndërtuar për njerëz si Pete,” tha një burim për “Page Six.”

Në trailerin e sezonit të dytë, Kim Kardashian, tregon se sa e bukur është jeta e saj, ndërsa kishte nisur romancën me Pete Davidson.

“Kam një të dashur të ri dhe thjesht po kaloj shumë mirë,”- shprehet ajo. Fragmenti i pasues tregon ish-çiftin në natën e Met Gala teksa Kim i bën një ‘ftesë’ të çuditshme komedianit, para motrës së saj Khloé Kardashian.

“Zemër, a dëshiron të bësh dush me mua shumë shpejt?”, pyet ajo teksa shihej se motra e saj Khloé Kardashian është e tronditur. Si përgjigje, Davidson, hedh menjëherë telefonin e tij dhe ikën për t’u bashkuar me të.

Ky fragment shënoi paraqitjen e parë të komedianit në kamera në serialin e “The Kardashians.”

|LEXO EDHE: “Do bëjmë dush bashkë?”- Pete Davidson shfaqet për herë të parë në “The Kardashians” me skenën e nxehtë me Kim (VIDEO)

Ndërkohë burimet tregojnë se Davidson është “një person shumë privat” dhe shtojnë se Kardashian e ka respektuar gjithmonë vendimin e tij.

“Ai nuk ishte në sezonin e parë . Nuk e di se si po ecin sezonin e dytë, por ai nuk është pjesë e asaj bote”, thanë burimet për “Page Six.”

Themeluesja e Skims dhe Pete Davidson i dhanë fund romancës së tyre nëntëmujore në fillim të këtij muaji. Shkak për përfundimin e lidhjes së tyre ishte kryesisht distanca dhe angazhimet profesionale të ish-çiftit.

Davidson ka qenë Australi duke punuar në një projekt të ri, ndërsa Kim menaxhon biznese të shumta dhe kujdeset për katër fëmijët e saj me ish-bashkëshortin, Kanye West .

“The Kardashians” do të shfaqet premierë më 22 shtator në Hulu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura