“Ne do të dokumentojmë çdo gjë”- Drejtori i ‘News24’ flet për sulmin ndaj Prestige Resort: Ndërkombëtarët dhe institucionet që mbrojnë lirinë e medias të reagojnë

Dec 1, 2022 | 9:56
SHPËRNDAJE

Drejtori i Informacionit të ‘News24’, Robert Rakipllari, ka dënuar sulmin e IKM-së mbi ‘Prestige Resort’. Përmes një interviste të dhënë në studion e lajmeve të ‘News 24’, Rakipllari e cilësoi goditjen mbi resortin e “Hysenbelliu Group” si një sulm ndaj medias së lirë.

Sipas drejtorit të Informacionit të News24, marrëzia e kryeministrit Rama nuk ka fund dhe kërkon të vendosë në rresht të gjitha mediat që pasqyrojnë realitetin dhe nuk i binden atij.

Rakipllari kërkon nga ndërkombëtarët dhe institucionet që mbrojnë median e lirë dhe të pavarur të reagojnë në lidhje me këto akte ekstreme të qeverisë.

“Unë e kam përjetuar vetë dhe si gazetar jam i shokuar me këtë që po ndodh. Është një këmbanë alarmi për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Qytetarët e kanë dhënë një përgjigje në fakt, ata po largohen me gomone, zgjidhja e tyre është të mos jetojnë më në këtë vend.

Këto të kujtojnë vitin 1946’, në kohën e komunizmit kur bënin ato sekuestrimet, shkonte policia e Enver Hoxhës dhe u merrte pasurinë qytetarëve. Jam i skandalizuar nga të gjitha Ambasadat e huaja dhe nga institucionet që mbrojnë median e lirë që nuk kanë një reagim që të ndalojnë vrullin e këtij kryeministri që nuk ka fund. Policia, IKMT-ja, forcat e genios iu turrën hotelit dhe e rrethuan me shirita, një hoteli me leje ku kryeministri ka qenë vetë dhe ka strehuar afganët.

Ky është një regjimi diktatorial, ku krimet bëhen dhe nuk dokumentohen, por ne do të dokumentojmë çdo gjë. Ky kryeministër nuk pranon ata që mendojnë ndryshe nga ai, ose do të jenë të gjithë në rresht ose ndryshe ti nuk mund të thuash se shqiptarët po largohen apo të raportosh atë që ndodh, se ndryshe shohim këto pamje.

Kryeministri po sulmon rrënjët ekonomike të biznesit që mban News24”, tha Rakipllari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura