Në dilemë vetëm Lushnja/ Nga psikologu te drejtori i bankës dhe të rikonfirmuarit, kush janë 5 socialistët në garën për zgjedhjet e pjesshme

Jan 28, 2022 | 20:20
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste vendosi sot zyrtarizimin e 5 kandidatëve në garën për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 bashki të vendit.

E vetmja bashki ku socialistët kanë ende dilema është Lushnja, ku kandidatja pritet të prezantohet të martën.

Mes pesë kandidatëve në garë bien në sy emri i një arsimtari dhe një drejtori banke, ndërkohë që të tjerët mund të konsiderohen të rikonfirmuar.

Kush janë 5 kandidatët për kryetarë bashkie të PS

Në Shkodër, e cila është një bastion historik i PD-së konfirmohet prefektja e qarkut Majlinda Angoni.

majlinda

Kjo e fundit do të synojë të zëvendësojë kryebashkiaken në detyrë Voltana Ademi. Angoni mban detyrën e prefektes së kryeqendrës së Veriut që prej vitit 2020. Në bashkinë e Vorës do të kandidojë një emër i ri, psikologu Blerim Shera.

sako

Në Durrës iu dha edhe njëherë drita jeshile Emirjana Sakos, kryetares në detyrë pas dorëheqjes së Valbona Sakos. Kjo e fundit dha dorëheqjen pas një deklarate të bërë virale lidhur me viktimat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

edison

Në Rrogozhinë merr “OK”-in Edison Memolla, i cili u komandua nga selia rozë në detyrë pas vdekjes së kryetarit Haxhi Memolla.

Në Dibër PS do të kandidojë Rrahim Spahiun, i cili ka një karrierë në administratën publike dhe në sistemin bankar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura