Në Dibër shpallet gjendje krize nga koronavirusi

Mar 13, 2020 | 21:44
SHPËRNDAJE

Në Maqedoninë e Veriut numri i personave të prekur nga kronavirusi ka shkuar në 12 vetë.

Coronaviruses_004_lores-561x400

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se rastet e reja të të infektuarve (katër) janë transferuar në Qendrën për Sëmundje Infektive. Për shkak të gjendjes së krijuar, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje krize në komunat Dibër dhe Qendra e Zhupës, ku do të ketë lëvizje të kufizuar e banorëve. Ministri i Shëndetësisë po ashtu tha se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e pacientes së parë nga Dibra, e cila mund edhe të intubohet. Ndërkohë autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e përpiktë të masave kundër virusit si qëndrimi në shtëpi, larja e shpeshtë e duarve, shmangia e hapësirave të mbyllura me shumë njerëz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura