Në betejë me kancerin e gjirit, këngëtarja e njohur jep lajmin e bukur për fansat

Feb 23, 2021 | 10:55
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Sarah Harding po lufton me kancerin e gjirit.

Ajo tregoi në muajin gusht se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në fillim të vitit 2020 përpara se të zbulonte që sëmundja i ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit.

Dhe Sarah ka folur për gjendjen e saj shëndetësore në një mesazh të hënën ku falënderoi fansat për dashurinë dhe mbështetjen e tyre.

“Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen, në ditë të këqija më ndihmon aq shumë”- u shpreh ajo.

Ndërsa tregoi se gjatë periudhës që po lufton me kancerin arriti të përfundojë librin e saj.

“Në mes të trajtimeve dhe vizitave në spital kam arritur të përfundoj librin tim. Nuk mund ta besoj që e kam shkruar dhe që së shpejti do  botohet,”– tha 39-vjeçarja.

Më pas vazhdoi: “E titullova librin ‘Hear Me Out’ sepse është titulli i këngës që kam shkruar në albumin e dytë të “Girls Aloud” dhe gjithmonë e kam dashur vërtet atë. Tekstet e këngëve gjithmonë kanë pasur shumë kuptim për mua.”

Libri, tha ajo, do të dalë në treg më 18 mars.

Sarah njoftoi diagnozën e saj të kancerit vitin e kaluar në një postim në Instagram ku tha se po “luftonte aq fort” sa mundej.

“Në fillim të këtij viti unë u diagnostikova me kancer të gjirit dhe dy javë më parë mora lajmin shkatërrues se kanceri ka përparuar në pjesë të tjera të trupit tim”– shkroi ajo. “Tani po bëj kimioterapi dhe po luftoj aq sa mundem. E kuptoj që mund të jetë tronditëse ta lexosh në mediat sociale por ky nuk është qëllimi im.”

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura