Në 6 ditë aplikime, ja degët më të kërkuara në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Sep 4, 2018 | 12:49
SHPËRNDAJE

Faza e parë e pranimeve, Administrim Biznes, Administratë Publike, Financë Bankë dhe Juridik degët më të kërkuara

Vijojnë aplikimet për bursa.  Në rritje regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Psikosociale

Pas 6 ditë aplikimesh për raundin e parë të pranimeve në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë diferencohen degët me Boom kërkesash nga maturantët. Degët më të kërkuara   deri tani  janë Administrim Bisnes,Administriatë Publike, Financë Bankë, Juridik, ku vendet thuajse janë plotësuar. Fluks në rritje ka pasur në fakultetin e shkencave Psikosociale, ndërkohë që trendi mbetet i njejtë në degë të tilla si ato të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Shkencave Politike.

Nga dje, kanë nisur aplikimet për transferim studimesh dhe programe të dyta studimi, regjistrimi për të cilat do të vijojë deri në 14 shtator. Sipas të dhënave zyrtare nga UMSH, vihet re një shtim i regjistrimeve nga Kosova, me nr dy herë më të lartë se vitet e kaluara. Vijojnë aplikimet për të gjithë ata maturantë të cilët duan të përfitojnë një nga bursat e studimit që ofron UMSH. “Rreth 10% e studentëve për vitin e ri akademik do të marrin bursë, mbështetja e nxënësve të  ekselencës dhe kategorive të ndryshme sociale është një nga prioritetet kryesore të politikave që  ndjek Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, prej vitesh tashmë”, shprehen drejtuesit e UMSH.  Sipas tyre, 4 lloje bursash ofrohen në 3 fakultetet: Ekonomi, Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare si dhe Shkenca Psikosociale.godina umsh

Bursat e plota ofrohen  për familje me ndihmë ekonomike, jetimë, fëmijë dëshmorësh, studentë me aftësi të kufizuara si dhe nxënës me mesataren 9.8-10. Me kuotën minimale prej 500 Euro, do të pranohen  aplikantët e spikatur në konkurse, gara ose organizata të ndryshme. Me kuotën 1000 Euro do të pranohen studentët e regjistruar për here të parë me mesataren mbi 8.5 në shkollën e mesme/studimet Bachelor. Me kuotën 1500 euro do të pranohen deri në 3% e studentëve me të ardhura relativisht të ulëta.

Në lidhje me masterat për vitin e ri akademik, Bordi drejtues i UMSH ka vendosur se të gjithë studentët e UMSH-së që vazhdojne pa ndërprerje studimet në programin Master do të kenë çmimet preferenciale: Aplikimi do të specifikojë për cilin grup burse aplikon nxënësi apo studenti i interesuar dhe më pas vendimi do të merret nga një Komision i veçantë i përbërë nga drejtues të UMSH dhe staf akademik. Çdo përfitues burse e ruan këtë të drejtë, për të gjithë ciklin e studimeve, për sa kohë vazhdon të jetë në të njëjtat kushte (në rastet e të ardhurave, aplikimi duhet bërë çdo vit ), me ato të pranimit si dhe rezulton me frekuentim me te lartë se 90% të procesit mësimor, shlyen detyrimet mësimore brenda vitit akademik përshirë sezonet e zakonshme dhe ato të ndërmjetme ose të vjeshtës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura