“Në 30 vitet e ardhshme do të jem në parlament”- Protesta e 11 shkurtit/ Meta: Pres një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Jemi në unison të plotë me PD

Feb 2, 2023 | 20:47
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për protestën e 11 Shkurtit të thirrur nga opozita.

1668267609_Screenshot1

Meta u shpreh se pret një pjesëmarrje të jashtëzakonshme pas skandalit “McGonigal” që ka përfshirë qeverinë shqiptarë gjatë ditëve të fundit.

“Imagjinoni që një skandal i tillë të kishte ndodhur në Greqi. Atje ndodhi një skandal tjetër dhe u trondit Greqia dhe dhanë dorëheqje ministra. Kryeministri doli dhe kërkoi falje sepse ishte përgjuar nga shërbimi sekret kryetari i një partie minore. Këtu jo vetëm opozita është e përgjuar por gjithë shqiptarët janë në përgjim nga regjimi patronazhist. Kemi inkriminimin e gjithë qeverisë për të asgjësuar opozitarizmin.

Ne diksutojmë vazhdimisht për koordinimin. Jemi për çdo protestë. Dilni ju sot si gazetarë, ne jemi pro protestës. Protesta dhe demokracia janë një dhe të pandara. Vetëm varreza ka qetësi. Demokraci dhe heshtje nuk ka. Demokracia është gjallëri dhe debat dhe mendim ndryshe. Ajo do të na bashkojë. Pres një pjesëmarrje të jashtëzakonsh,me. E gjithë Shqipëria  do të jetë në shesh. Kjo është një protestë që vjen pas një tronditje që vjen jo vetëm në opinionin tonë publik por edhe në mediat ndërkombëtare”, tha Meta në Frontline.

Ai foli edhe për përplaset e ndodhura në seancën e sotme parlamentare dhe mungesën e kryeministrit Edi Rama në interpelancën e thirrur nga deputetë të Partisë Demokratike.

“Ne jemi në unison të plotë me Partinë Demokratike. Ne kemi kushtetutën tonë dhe rregulloren tonë. Interpelanca duhet të bëhet dhe askush nuk duhet të shmanget. Më thërret mua Manja kur ishte kurytetar i komisionit hetimor dhe më thonë këshilltarët mua që nuk duhet të shkosh sepse komisioni është i paligjshëm. Unë thashë i ligjshëm apo i paligjshëm ai kuvend është aty. Ata më kanë thirrur për arsye politike. Kur kam qenë kryeministër nuk i jam shmangur as mocionit dhe as debatit. Qytetarët të mos mendojnë kurrë se ky nuk vajti se nuk donte të ballafaqohej. Demokracia është të japësh llogari për gjithçka.

Do të rikthehem në parlament në 30 vitet e ardhshme. Kam qenë katër vite kryetar i parlamentit. Më thoni njëherë që i kam hequr fjalën opozitës. Kryetarja e parlamenti duhet të kishte mbajtur të paktën një qëndrim publik. Nëse ti nuk i jep të drejtën fjalës dhe heq katër deputetë shembullorë, në emër të kujt i bën ti këto? Pra ka shumë rëndësi se unë dua që parlamenti të jetë ajo shtëpia e demokracisë së përbashkët”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura