Në 10-vjetorin e “Dajti Ekspres”, Birra Korça ngroh atmosferën dhe freskon të ftuarit

Jul 26, 2015 | 13:19
SHPËRNDAJE

birra-6
Të gjithë e mbajmë mend 10 vite më parë, risinë gati të paimagjinueshme që ndodhi në jetën e kryeqytetit. Më në fund, në malin e Dajtit mund të mbërrije me teleferik, një mënyrë praktike dhe shumë interesante udhëtimi. Falë teleferikut, shqiptarët iu gëzuan një mënyre të re transporti që nuk e kishin provuar më parë në Shqipëri, por që përdoret shumë jashtë. Sot, pas kaq vitesh, tashmë besojmë se nuk ka ngelur njeri pa provuar udhëtimin panoramik e gjithë adrenalinë.
dajti-expres
Pikërisht për të festuar 10-vjetorin e “Dajti Ekspres” u organizua një festë, e cila ka nisur mbrëmë dhe do të vijojë edhe të shtunën e të dielën. Surprizat do të jenë pa fund. Do të ketë jetë artistike, lojra, aktivitete dhe dhurata për fëmijët, ndërkohë që janë ftuar të këndojnë këngëtarë me emër, si Genta Ismajli, Vesa Luma, Big Basta, Xhensila Myrtezai, Renis Gjoka etj. Pjesë e festës është edhe “Birra Korça”, tashmë pjesë e pandarë e aktiviteteve të shumta që organizohen jo vetëm në Tiranë, por në çdo cep të Shqipërisë. Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj feste të madhe treditore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura