Ndryshonte skandencën e ëmbëlsirave, në pranga pronari i një pastiçerie në Kombinat

Mar 4, 2015 | 17:37
SHPËRNDAJE

Pronari i një pastiçerie dhe një tjetër person janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se në bashkëpunim, kanë prodhuar në mënyrë të paligjshme patatina të paketuara dhe kanë fallsifikuar etiketat e disa produkteve të pastiçerisë. 

Foto mbulim

Sipas policisë ditën e djeshme u arrestuan në flagrancë shtetasit Ilirjan Vesho, pronari i një pastiçerie, Gëzim Hamzallari e Dritan Naum, vjeç 36, 52, 37, banues në Kombinat.

Nga kontrolli, u sekuestruan 6300 pako patatina të paketuara, 91 kg patatina rifuxhio, 459 kg fara lule dielli, 160 kg miell dhe një sasi ëmbëlsirash me datë skadencë të ndryshuar.

Arrestimi është bërë nga seksioni i antikrimit ekonomiko-financiar i Policisë së Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura