Ndryshon orari i lëvizjes/ Kosova merr të tjera masa, pas orës 17:00 ndalohet qarkullimi

Mar 28, 2020 | 8:44
SHPËRNDAJE

Ministri në detyrë i Shëndetësisë ne Kosove Arben Vitia, ka njoftuar se është ndryshuar orari i kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, për të frenuar përhapjen e koronavirusit në Kosovë.kosove

“Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me GNMI, MPB dhe ministritë e linjës, konform Planit të Veprimit Kombëtar dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas analizimit të situatës epidemiologjike, monitorimit të kujdesshëm të këtyre ditëve, njofton se posa i ka propozuar Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, dhe qeverisë në detyrë të Republikës plotësim-ndryshimin e vendimeve në raport me masat të cilat kanë për qëllim mbrojtjen shëndetit publik”, ka njoftuar Vitia.

Ai ka bërë të ditur se është propozuar edhe ndryshimi i vendimit sa i përket orareve të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve.

“Tani ky kufizim do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 06:00”, thuhet në njoftimin që e ka bërë ministri Arben Vitia.

 
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura