Ndryshon ligji për amnistinë, rritet numri i përfituesve. Kritika e Brahos: Nuk e bën kryeministri, duhet ta kuptojmë mirë se…

Jan 24, 2020 | 8:46
SHPËRNDAJE

MARIGLEN KUME/ Shtyhet me tre muaj shtrirja e afatit kohor, që do të përfshijë ligji i amnistisë.etilda gjonaj

Kështu, nga 31 shtator 2019 që ishte parashikuar në draftin e qeverisë, me propozim të deputetëve të maxhorancës, data përfundimtare që do merret në konsideratë si kritter për të përfituar nga ligji i amnistisë do të jetë 31 dhjetor 2019.

Të gjithë ata të dënuar të cilëve u kanë mbetur edhe dy vjet heqje lirie deri më 31 dhjetor 2019, do të përfitojnë nga amnistia. Drafti u miratua dje në komisionin e Ligjeve dhe i kaloi seancës plenare. Nga ky ligj, sipas ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, përfitojnë rreth 160 të dënuar.

“Sot që flasim janë 5351 të dënuar dhe të paraburgosur, ndërkohë 2632 janë të dënuar në total, duke veçuar që sot janë 54 gra. Ky është numri total i grave. Por në momentin që është hartuar amnistia, numri ka qenë i ndryshëm. Në atë kohë kanë qenë 58 gra. Sot janë 164, ku përfitojnë 141 meshkuj, 22 gra dhe një i mitur”, tha ministrja Gjonaj.

Sa u përket burrave, do të përfitojnë nga kjo amnisti, ata të cilët janë dënuar me dy vite burg apo dënime alternative, si gjoba e tjerë. Ndërsa kategoria e dytë e përfituesve janë ato subjekte, që janë dënuar për vepra penale të ndryshme, por që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit të amnistisë u kanë mbetur edhe 2 vite për vuajtje dënimi.spartak-braho-

Projektligji trajtonte më me lehtësi gratë e dënuara dhe të miturit. Sipas projektligjit të miratuar në Komisionin e Ligjeve, përfitojnë nga amnistia gratë të cilat janë dënuar me 3 vite burg ose dënime alternative dhe gratë, të cilat janë dënuar më shumë, por që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit u kanë mbetur edhe tri vite për të shlyer dënimin. Draftligji pësoi edhe disa ndryshime të tjera, siç ishte futja në kategorinë e veprave penale që nuk përfitojnë nga amnistia “Vjedhja” dhe heqja nga kjo kategori e veprës penale e “Ndërtimit pa leje në pronën e subjektit”.

Mbledhja e djeshme u shoqërua edhe me debat. Shkak u bë heqja nga kategoria e përfitimit nga amnistia e ndjekjes penale.

“Amnistia për ndjekjen penale nuk mund të qëndrojë në një linjë me politikat e parashikuara nga qeveria, sepse duket sikur do të jetë pro në favor të pandëshkueshmërisë. Amnistia është për subjektet që janë dënuar”, tha Gjonaj.

Sipas dy deputetëve të vjetër të Parlamentit, Spartak Braho dhe Bashkim Fino, amnistinë e voton Parlamenti dhe nuk është pronar Kryeministri.

“Amnistinë e bën Kuvendi dhe jo qeveria. As ministrat përkatës. Këtë duhet ta kuptojmë mirë sepse kjo është parimore. Të tëra amnistitë i ka votuar Kuvendi i Shqipërisë z. Manja, Kuvendi i Shqipërisë dhe nuk është pronari i amnistisë as ministri, as Kryeministri dhe as Taulant Balla. Thuhet se nuk amnistojmë ndjekjen penale se vihet theksi tek ajo që nuk prekim pandëshkueshmërinë. Megjithatë nuk ka vullnet. Nuk ka ndodhur në asnjë amnisti të pushohet ndjekja penale”, tha Braho.

Këtë qëndrim e mbështetën edhe deputeti Fino, deputetja Aurora Mara, Xhemal Qefalia, të cilët votuan sa i përket këtij neni.

VEPRAT PENALE QË PËRJASHTOHEN NGA AMNISTIA

• Krimet kundër njerëzimit
• Krimet kundër jetës, të kryera me dashje
• Veprat penale të kryera me dashje kundër shëndetit
• Krimet seksuale
• Veprat penale kundër lirisë së personit
• Veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes
• Veprat penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike
• Kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues
• Krime që cenojnë marrëdhënien me shtete të tjera
• Vepra me qëllime terroriste
• Krime kundër autoriteteve të shtetit
• Veprat penale kundër zhvillimit të palejuar të lojërave të fatit
• Veprat që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe ndërtimeve
• Veprat penale kundër mjedisit
• Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit
• Kundër falsifikimit të monedhave dhe letrave me vlerë dhe dokumenteve
• Vepra penale që prekin zgjedhjet e lira
• Veprat penale kundër drejtësisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura