Ndryshon “harta” e fituesve të zgjedhjeve në Kosovë. Vetëvendosje i “hiqen” disa deputetë

Nov 11, 2019 | 18:09
SHPËRNDAJE

Vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP) për pranimin e ankesës së koalicionit NISMA-AKR-PD, për të përjashtuar nga rezultati zgjedhor të 6 tetorit votat e ardhura nga Serbia, duket që ky koalicion do ta kalojë pragun zgjedhor.

kuvend kosove

Lidhur me këtë lideri i NISMA-së, Fatmir Limaj, në një konferencë për media ka thënë se nga sot koalicioni NISMA-AKR-PD është subjekt parlamentar me gjashtë deputetë.

“KQZ ka shpallur rezultate të parregullta më herët. Vendimi që sot PZAP-i mori edhe për numërimin e mbi një mijë kutive tregon që KQZ atë ditë nuk ka shpallur asgjë. Me rezultatet e rregullta ashtu siç e kërkon ligji, Nisma dhe partnerët janë parti paralamentar dhe ne do të vazhdojmë fuqishëm me aktivitetin tonë parlamentar. Nga sot edhe me vendim të PZAP-it, ne jemi në parlament me vota të rregullta. Prej 5.012 ne jemi parti parlamentare me 6 mandate në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur ai.

Nga kjo duket se nga listat zyrtare për deputetë të partive politike të legjislaturës së shtatë, 6 nga këta deputet nuk do të mund t’i marrin mandatet.

Ligjëruesi universitar, i cili ishte edhe pjesë e KDI-së, Artan Murati, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka treguar se nga sa deputetë do t’iu mungojnë partive politike nëse koalicioni NISMA-AKR-PD, kalon pragun.

“Tani pas vendimit të PZAP-it,  për miratimin e ankesës së koalicionit NISMA-AKR-PD për votat e ardhura nga Serbia, nëse  ky koalicion kalon pragun dhe bëhet pjesë e Kuvendit, atëherë disa deputet nga subjektet politike nuk do të mund të marrin mandatin. Nga kjo duket së Lëvizja Vetëvendosje do t’i humb 3 ulëse. Derisa LDK, PDK e koalicioni AAK-PSD, nga një ulëse. Ndërsa ky vendim nuk e afekton Listën Serbe, e cila do të vazhdojë t’i ketë 10 deputet”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë Telegrafi do t’ua sjell emrat nga listat zyrtare të deputetëve të subjekteve politike të cilët nuk do të mund të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, nëse vendoset që koalicioni NISMA-AKR-PD të kalojë pragun.

Nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jenë pjesë e Kuvendit: Alban Hyseni, Enver Haliti, Arta Bajralija. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e Kuvendit: Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Nga Partia Demokratike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e Kuvendit: Valdete Idrizi.

Ndërsa PartiaSocialdemokratike do të mbetet pa deputet. Natyra Kuçi e kësaj partie kishte hyrë me kuotë gjinore në listën e deputetëve të koalicionit AAK-PSD, por tash mbetet jashtë Kuvendit.

AAK-ja do të ketë 13 deputetë.

Ndërsa në vendimin e PZAP-it urdhërohet Komisioni Qendror i zgjedhjeve, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve./Telegrafi/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura