Ndryshohet drejtuesi i Galerisë Kombëtare të Arteve, ja cili është drejtori i ri

Jan 17, 2018 | 18:55
SHPËRNDAJE

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme ka miratuar emrin e ri të drejtorit ë Galerisë Kombëtare të Arteve.

Sipas vendimit të sotëm mësohet se  drejtori i ri do të jetë Erzen Shkololli.

Erzen Shkololli

Vendimi

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të      ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Erzen Shkololli emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura