Ndryshimi i SHÇBA-së në Agjenci, ministri i Brendshëm prezanton risitë! Opozita kërkon të thirret edhe Gledis Nano: Duhet të shprehet brenda Parlamentit

Oct 21, 2021 | 11:36
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar sot në Komisionin e Ligjeve pr/ligjin për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Ministri tregoi risitë, duke u ndalur tek funksionet që do të ketë institucioni i ri që do të zëvendësojë SHÇBA.

cuci komisioni i ligjeve

Sipas ministrit Çuçi, kjo Agjenci do të jetë civile, ndërsa në fushën e përgjegjësisë do të shtohen edhe subjekte të tjera siç është Garda e Republikës apo edhe Shërbimi Zjarrfikës.

Nga ana e saj opozita shprehu kërkesën e saj që të thirren edhe drejtues të tjerë të institucioneve, siç është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, apo edhe ai i Gardës.

Po ashtu opozita kërkoi që të ketë një relator.  Parimisht të dyja kërkesat e opozitës u ra dakord, por që do të diskutohet në një seancë tjetër.

DISKUTIMET NË KOMISIONIN E LIGJEVE

Bledi Çuçi: Në radhë të parë është zgjeruar fusha e përgjegjësisë. Tashmë ajo që sot quhet SHÇBA, por që pas miratimit të ligjit do të quhet Agjenci, në fushën e përgjegjësisë do të shtohen edhe subjekte të tjera siç është Garda e Republikës apo edhe Shërbimi Zjarrfikës, përveç policisë së shtetit që është deri tani.

Edhe ndryshimi i emrit ka kuptimin e vet. Kërkohet reformimi i shërbimit edhe në emërimin e tij. Pra qytetari do të dijë ku të drejtojë ankesat apo pretendimet e tij.

Një risi tjetër është kalimi në një strukturë civile, pra zhveshja nga gradat dhe krijimi i kësaj strukture civile me një zhvillim të qartë karriere dhe duke shmangur konfliktin interesit me subjektet që mbikëqyr.

Ne gjykojmë se kalimi i personelit në strukture civile duke ruajtur kapacitetin aktuale e bën atë më të hapur më të qëndrueshme. Gjithashtu unifikon punonjësit në të drejtat dhe detyrime, gjë e cila në legjislacionin aktual nuk e gjen një rregull të tillë, pasi disa të drejta i përfitojnë vetëm punonjësit me gradë.

Një risi tjetër është sepse ky projektligj përcakton detyrimet që rrjedhin nga aktet ligjore si ai për vlerësimin kalimtar dhe periodik të subjekteve mbikëqyrëse. Në ligjin përkatës të vlerësimit kalimtar të punonjësve, gardës apo SHCBA kjo strukturë ka marrë funksione të reja që duhet të përfshihen në ligjin organik të kësaj agjencie.

Risi tjetër është veprimtaria verifikuese për pajisjen me certifikata të sigurimit të personelit të subjektit. Aktualisht veprimtaria e pajisjes me certifikate ndiqet nga policia e shtetit dhe SHCBA.

Ndjekja e këtij procesi ka ndikuar në krijimin e hapësirave abuzuese kur nuk respektohet doktrina e nevojës për njohje.

Gjithashtu nga inspektimet e bëra nga vetë SHCBA në Policinë e Shtetit ka evidentuar një sërë problemesh që kërkojnë përfshirjen e sektorit të certifikimit që është në policinë e shtetit në një strukturë të posaçme për trajtimin e kësaj përgjegjësie pikërisht në agjenci apo në SHCBA e sotme.

Enkelejd Alibaj: E para ka një set dokumentesh të ardhura nga partnerët ndërkombëtarë. E mira do të ishte që ne të kishim dokumentet. Tjetra që kisha është që  ministri duhet të jetë edhe në seancat e tjera. Përveç ministrit të bëjmë kërkesë që të jetë prezent edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai ka të drejtën të shprehet brenda parlamentit, edhe pse mund ti ketë dhënë me shkresë të gjitha sensibilitet lidhur me këtë projektligj. Do të ishte në nderin, por edhe në dobinë e këtij komisioni që të ishte prezent.

Fatmir Xhafaj: Unë bashkohem me kolegët që ky është një ligj i rëndësishëm dhe duhet të marrë vëmendjen e duhur dhe nga ne, por edhe nga Komisioni i Sigurisë. Kjo nuk do të thotë që ne duhet të bëjmë një shqyrtim përciptas. Duke parë kohën e gjatë që është paraqitur ligji, do të sugjeroja që të shikohet një axhendë e përbashkët me komisionin e sigurisë. Unë do të sugjeroja që t’i ulnim të gjithë në një tryezë. Drejtori i policisë, drejtori i Gardës, SHCBA, ministria, por do mendoja edhe agjencitë e tjera ligjzbatuese  të ulen në një tryezë. Kjo do ta bënte më produktive

Xhemal Qefalia: Jam dakord që ky ligj kërkon vëmendje maksimale. Unë dhe Alibeaj jemi anëtarë të Komisionit të Sigurisë dhe na bën mirë të njihemi me të. Doja të thoja që ky ligj i ndan me policinë, zjarrfikësit, me komandatin e gardës, nëse do ftonim policinë këtu do të ftonim edhe atë të gardës apo të zjarrfikësit. Por ne si komision kemi gtë drejtën ta thërrasim Drejtorin e Policisë.

Oerd Bylykbashi: Propozimi për të punuar bashkë me Komisionin e Sigurisë është propozim me vend. Meqë ligji është i rëndësishëm unë do të kërkoja që të kishim edhe relator nga ana jonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura