Ndryshimi i orës ndodh natën, ja si lëvizin akrepat

Oct 27, 2018 | 22:05
SHPËRNDAJE

Gjatë natës ndryshon ora.

4047948_1513_ora_solare

“Ora diellore” do të hyjë në fuqi natën mes të shtunës së datës 27 dhe të dielës së 28 datës tetor. Në orën 3:00, akrepat e orës duhet të s’postohen një orë prapa, pra duhet të shënojnë orën 2:00. Për pajisjet që janë të lidhura me internet, ndryshimi bëhet automatikisht.

“Ora diellore” do të qëndrojë në fuqi deri në javën e fundit të marsit 2019.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj.

Në Komisionin Europian është hapur një debat për të braktisur këtë sistem dhe për të lënë në fuqi sistemin e një ore që nuk ndryshon, duke i lënë mundësi zgjedhjeve shteteve anëtare të adoptojnë kë orë të duan. Propozimi ka ardhur nga Presidenti Jean-Claude Juncker dhe nëse pranohet, do të ndryshojë zakonet tona.

Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura