Ndryshimi i kufijve/ Del raporti konfidencial, flitet për dhunë: Nëse ndodh…

Sep 26, 2018 | 11:50
SHPËRNDAJE

Ndryshimi i kufijve në Kosovë nuk do të kalojë pa dhunë, sipas raportit konfidencial, raport i bërë nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR). Kjo është një organizatë evropiane e krijuar në vitin 2007.

kufijte

Raporti i përgatitur nga kryetari aktual i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin gjerman Roetgen Norbert, dhe nga një ish-mbikëqyrës në dialogun teknik mes Prishtinës e Beogradit, u bazua në deklaratat e ambasadorëve të vendeve evropiane në Prishtinë, transmeton lajmi.net.

Në raport thuhet se Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka filluar ta humbasë mbështetjen e vëzhguesve të huaj në Kosovë, por që kundërshtar të idesë për korrigjim të kufijve e ka edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Tanjug.

“Të dyja palët në debatin në lidhje me idenë e “korrigjimi të kufijve” janë të përcaktuara në mënyrë të qartë: Kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, dhe Vetëvendosje kundërshtojnë idenë, ndërsa kryetari Hashim Thaçi është pro”, thuhet në raport.

Në raport gjithashtu thuhet se ambasadorët evropianë vlerësojnë se ndryshimi i kufijve nuk do të mund të bëhet me mjete paqësore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura