“Merr patentën po pagoi dyfishin e gjobës”, opozita kundër ndryshimeve në Kodin Rrugor për emigrantët dhe pushuesit nga Kosova

Jul 17, 2018 | 23:40
SHPËRNDAJE

Teksa Ministria e Brendshme ka propozuar 10-fishimin e gjobave për shoferët, të cilët do të kapen duke përdorur telefonin celular në makinë, deputeti socialist Pjerin Ndreu ka propozuar nje nen te vecante sipas të cilit, shtetasve të huaj që udhëtojnë në vendin tonë mos t’u pezullohet leja e drejtimit në rast shkeljeje, me kushtin e pagimit të dyfishit të vlerës maksimale të gjobës.

Sot ky projektligj eshte diskutuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku deputeti i PD Ervin Salianji, ne emer te opozites eshte shprehur kunder rritjes se kesaj gjobe.

salianji ne komision

“Ju nuk jeni autoritet fetar dhe as mesuese kujdestare. Boll u tallët me show, jepini zgjidhje torturës se qytetareve me radhet neper komisione patentash, me pagesat ne Kinostudio dhe me bllokim makinash ne cepin tjeter, me gjoba te larta dhe me korrupsion te nivelit te larte.

Sillni ligje vetem per ashpersimin e masave represive per qytetaret per kundravajtje dhe keni zbutur ligjet per drogen, per krimet, per korrupsionin.

Duhet riparë Kodi Rrugor për te pasur lehtësira per qytetaret dhe jo si mundesi per te zhvatur para qeveria, çdo ashpersim i masave represive rrit potencialin për korrupsion.

Përveç turpit tjeter qe ligji funksionon vetem per te varfërit ose qytetarët dhe jo pêr pushtetarët dhe të fortët”, u shpreh Salianji.

Ndryshimi i Kodit Rrugor kërkon 84 vota, të cilat maxhoranca nuk i ka.

d59de659-5d2f-43f4-8854-8003baf26f7b-1501326975-9592471_1517146955-3592668 dy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura