Ndryshimet para Kryeministrisë për pritjen e Merkel, Lubonja: Çmenduri e një njeriu që i ka ikur fiqiri

Jul 9, 2015 | 8:15
SHPËRNDAJE

Delir të dikujt që kujton se është më i rëndësishëm se historia. Kështu i ka quajtur publicisti Fatos Lubonja ndërhyrjet më të fundit bërë në hyrje të godinës së kryeministrisë, në prag të pritjes së kancelares gjermane angela Merkel. 

Fatos Lubonja

I ftuar në studion e “Agon Channel”, Lubonja e ka quajtur Ramën një të sëmurë.

“Për mua është i sëmurë, që thotë më shikoni mua thellë-thellë, mos shiko historinë, po mua, këtë që bëra unë, futet një gjë komplet moderne aty që bën kakofoni me ndërtimet e tjera se po të hysh brenda ka bërë një masakër edhe më të madhe. Nuk është halli se është e bukur, është historike, për të pritur Merkelin, thua ti, është deliri i këtij, që kujton se është më i rëndësishëm se historia, këtu kemi të bëjmë me cmendurinë e një njeriu që i ka ikur fiqiri”- tha ai.

Ndryshimet ne hyrjen e kryeministrise

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura