Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Ruçi thirrje deputetëve: Punoni intensivisht! Të shqyrtohen propozimet e opozitës parlamentare

Sep 24, 2020 | 10:19
SHPËRNDAJE

Në nisje të seancës parlamentare, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkon nga deputetët që të punojnë intensivisht për të adresuar në kohë ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Kryeparlamentari bëri me dije do të shqyrtohen tre propozime përfshirë edhe dy propozime të deputetëve të opozitës parlamentare.

“Në fjalën time në nisje të sesionit, thashë se s’duhet të humbasim asnjë sekondë për këtë gjë. Unë zoti Balla, kjo javë të jetë në funksion për implementimin e ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor.

Kjo javë të jetë efektive në funksion të implementimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Elektoral. Amendamentet që ka dorëzuar mazhoranca, merrni dhe shihni shënimin që kam bërë unë, ku kërkohet të shqyrtohen dy nisma të tjera të deputetëve të opozitës. Ato përshkohen dhe shqyrtohen në bllok. Jo më larg se dje kam thirrur kryetaren e Komisionit të Ligjeve që të bashkohen të treja këto nisma”, theksoi Ruçi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura