Ndryshime tek Hipotekat, zbulohet emri që zëvendëson Doracajn

Nov 24, 2017 | 17:59
SHPËRNDAJE

Është larguar nga hipotekat regjistruesja Blerina Doracaj, ndërsa në vend të saj është emëruar sot Elion Semanaj. Elion Semanaj u prezantua pak më parë nga ministrja Gjonaj. Zgjedhja e Elion Semanaj erdhi pas përzgjedhjes që u bë nga konkursi, i cili kishte disa ditë që ishte hapur.

elion

Drejtori i ri

Më herët Elion Semanaj ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Është diplomuar si jurist në  Fakultetin e Drejtësisë, dega juridik, në Universitetin e Tiranës. Ai ka kryer detyrën e juristit  në Autoritetin Portual, Durrës, për të vazhduar më tej, në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit. Nga  muaji shtator i vitit 2013 e në vijim,  z. Semanaj ka kryer detyrën e Zëvendësdrejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura