Ndryshime të reja në Prokurorinë e Tiranës, emrat që ikin e vijnë

Jan 12, 2018 | 10:47
SHPËRNDAJE

Vetem pak kohe pasi ne krye te prokurorise se Tirane, kryeprokuroja Arta Marku caktoi Dritan Rreshken, vijne levizjet e para ne radhet e organit te akuzes. Valentin Preçi dhe Kasem Berberi janë komanduar si shefa seksionesh, raporton “Panorama”.

prokuroria_e_tiranes

Preçi ka marrë postin e shefit të seksionit kundër pronës ndërsa Berberi ka marrë postin e shefit të ekzekutimeve të vendimeve penale.

Prej 29 dhjetorit 2017 Prokuroria e Tiranës drejtohet nga Dritan Reshka, ndërsa kryeprokurorja Arta Marku largoi drejtuesin e mëparshëm Petrit Fusha.

Ndërkohë pak ditë më parë u bënë ndryshime të drejtuesve dhe në prokurorinë e Elbasanit, Kukësit, Durrësit e Fierit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura