Ndryshime të reja në Kodin Penal, ja si do forcohet ndëshkimi për trafikun e armëve. Detajet nga strategjia e re e Qeverisë

Dec 9, 2021 | 10:17
SHPËRNDAJE

Kodi Penal i Shqipërisë do të ndryshojë sërish, këtë herë për të kriminalizuar disa fenomene të reja që kanë lindur jo vetëm në Shqipëri, sa i takon trafikut të armëve dhe municioneve.

bledi cuci

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi lajmëroi se në mbledhjen e qeverisë më 9 dhjetor është miratuar plani i veprimit për vitet 2022-2024, për kontrollin e armëve të lehta të vogla eksplozive dhe municioneve.

Kjo strategji sipas ministrit, parashikon “planin të parandalojë posedimin e armëve a leje në duart e civilëve, synon parandalimin e kontrollin e trafikut të armëve të lehta e të vogla e synon dhe disiplinimin më të fortë të licensimit të përdorimit të armëve luftarake dhe të gjahut, disiplinimin e agjencive private të sigurisë, janë parashikuar shumë masa konkrekte, masa edhe per fenomene të reja që kanë lindur jo vetëm në Shqipëri por edhe në gjithë botën për trafikimin e armëve”.

“Ndryshime në kodin penal e të kriminalizojmë disa figura të reja të krimit si trafikimi përmes kolive postare apo për të kriminalizuar përdorimin apo posedimin e pajisjeve që janë për printimin 3D të armëve, strategji që synon të parandalojë posedimin e këtyre armëve në mënyrë të jashtëligjshme”, tha Çuçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura