Ndryshime në strukturën e Prokurorisë së Përgjithshme, emrat që drejtojnë sektorët, nga përgjimi tek dekriminalizimi

Feb 10, 2020 | 15:27
SHPËRNDAJE

prokuroria-e-tiranes-1-770x433

Riorganizohet struktura e Prokurorisë së Përgjithshme. “News24” raporton se ky institucion është ndarë në 3 drejtori.

Konkretisht bëhet fjalë për Drejtorinë Gjyqësore, e cila drejtohet nga Adnan Xholi, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Olsi Dado si dhe Drejtoria e Koordinimit Institucional, e cila drejtohet nga Sokol Stojani.

Drejtoria e Koordinimit Institucional është e ndarë në 3 sektorë: Drejtoria e Koordinimit dhe Studimit, e cila drejtohet nga Kujtim Luli, Sektori i Dekriminalizimit që drejtohet nga Adnan Kosova, Sektori i Monitorimit, në krye të së cilit është Arens Çela.

Ndërkohë, Sektori i përgjimeve, drejtohet nga zevendësprokurori i Përgjithshëm, Thoma Jano.

BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura