Ndryshime në listën e Shpresave, largohen dy lojtarë, Bushi fton “Ronaldon”

SHPËRNDAJE

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka bërë disa ndryshime, në listën e ekipit të Shpresave, për ndeshjen miqësore me moshatarët e Italisë, ditën e martë, më datë 11 shtator. Pas ndeshjes me Spanjën, sulmuesi që aktivizohet në Greqi, në radhët e Panioniosit, Fiorin Durmishaj, është larguar nga grumbullimi, për shkak të një dëmtimi.

ronaldo ndreu

Në vendin e tij, Bushi ka thirrur sulmuesin Ronaldo Ndreu, i cili aktivohet tek VFB Trebbin në Gjermani, ekip i cili militon në ligat e ulëta të futbollit në Gjermani. Ndërkohë, nga grumbullimi është larguar edhe Emir Sahiti, ky i fundit për arsye teknike. Sahiti është larguar për tek ekipi i tij në Kroaci, Hajduk Split II.

 

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.