“Ndryshim kufijsh midis Greqisë dhe Shqipërisë”/ Zëdhënësi i Hahn sqaron deklaratën

Jul 11, 2018 | 17:48
SHPËRNDAJE

Një zëdhënës i Komisionerit europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, sqaroi të mërkurën se zyrtari i BE-së nuk sugjeroi një ndryshim kufitar midis Greqisë dhe Shqipërisë në deklaratat e bëra në një konferencë më parë gjatë ditës.

hahan

“Në asnjë mënyrë komisioneri Hahn nuk i referohet një ndryshimi kufitar”, tha zëdhënësi, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga media greke “Kathimerini”. Reagimi vjen pasi mediat greke raportuan se Hahan deklaroi se do ketë ndryshim kufijsh me finalizimin e marrëveshjes Shqipëri-Greqi.

“Duke theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe përpara ndonjë zgjerimi të ardhshëm, ai u referohej bisedimeve të vazhdueshme greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm në bazë të një marrëveshjeje të pranueshme reciproke mes dy vendeve,” shtoi.

“Më herët, Komisioneri ndezi polemika në mediat lokale pasi sugjeroi se negociatat ndërmjet dy vendeve për të përcaktuar kufijtë detarë në detin Jon mund të çonin në një ‘ristrukturim të kufijve’”, raporton “Kathimerini”.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura