Ndreun e kënaq barazimi ndaj Laçit, Plaku mendon për mbijetesën

Mar 18, 2018 | 9:22
SHPËRNDAJE

Barazimi i javës së shkuar në transfertën e vështirë të Flamurtarit ka shtuar optimizmin te skuadra e Kamzës që në këtë sezon futbollistik ka bërë një paraqitje të mirë dhe e sheh veten katër pikë larg vendit të tretë, që të çon në Europë.

ndreu2

Trajneri Ramadan Ndreu e sheh një sfidë mjaft të vështirë transfertën kurbinase, pasi do të kthehet në statusin e “ish”-it.

“Personalisht mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë, ndaj një skuadre që ka luajtur shumë mirë në këtë sezon futbollistik. Si ne ashtu edhe Laçi jemi dy ekipe që luajmë në sulm dhe kjo do të na japë më shumë mundësi që të përdorim shpejtësinë e Plakut, për të ndëshkuar kundërshtarin.

kAMZA

Natyrisht që në këto ndeshje duhet të kemi edhe pak fat”, ka thënë trajneri, i cili flet edhe për objektivin në këtë sfidë. “Do të jetë një ndeshje ndryshe nga dy të parat ku ne kemi fituar dhe një pikë do të ishte pozitive për ne. Në fushë do të kërkoj një skuadër agresive pasi na duhet medoemos një rezultat pozitiv.

Kështu që është e pamundur të bësh parashikime pasi është një takim i hapur që i ka brenda të tria rezultatet”, ka mbyllur Ndreu.

Plaku – Autori i nëntë golave në këtë sezon futbollistik me fanellën e kamzalinjve, Sebino Plaku, në një prononcim për “Panorama Sport”, ka folur për ndeshjen e radhës ndaj Laçit, duke e konsideruar të vështirë. “Në këtë fazë ku ka hyrë kampionati nuk ka më ndeshje të lehta apo të vështira, pasi ne i kemi vlerësuar të gjithë njësoj.

plaku

E njëjta gjë është edhe ndaj Laçit, ekipit që ka një specifikë të veçantë, sidomos në ndeshjet që luan brenda dhe ka eksperiencë të gjatë në Superiore. Ne do të bëjmë lojën tonë për të mos gabuar, por theksoj se do të jetë një ndeshje e hapur që i ka brenda të tria rezultatet”, ka thënë fillimisht Plaku, që flet edhe për objektivin.

“Te Kamza që në momentin që ka nisur Kategoria Superiore, janë shprehur se do të jetë në garë për mbijetesë dhe vazhdojnë t’i qëndrojnë atij mendimi. Por, normalisht në rast se arrijmë diçka më shumë deri në fund të sezonit kjo do të jetë pozitive”, ka mbyllur Plaku që është një nga lojtarët e rëndësishëm në repartin e sulmit.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura