Ndreu dhe Berisha përplasen në Kuvend për patentat e Tahirit, replikat e forta mes tyre

Nov 9, 2017 | 19:30
SHPËRNDAJE

Pas fjalës së Berishës në Kuvend, ka replikuar deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, i cili ka thënë se nuk ka lidhje me drogën dhe patentat e Tahirit janë të ligjshme dhe janë dhënë në 2011.

ndreu-berisha

“Nuk e njoh drogën dhe nuk jam marr me drogë. Unë kam kap ata që janë marrë me drogë dhe ti më ke përgëzuar edhe vet. As unë dhe as familja deri në brez, si nga mua dhe nga gruaja, nuk janë marrë me drogë. Vëllai im nuk ka asnjë lidhje me atë patentë që është e ligjshme. Dokumentet janë bërë në 2011. Talentin tende të gënjeshtrës dhe të shkon, por mos e lësho në dorë të kalamajve se e kanë deformuar”, tha deputeti Pjerin Ndreu.

Berisha: Pjerin nuk kam asnjë vërejte për familjen tendë, por ti je fatkeqësia e saj. Je dhe bandit dhe polic

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura