Ndrenika: Na jepni “Vëllezërit Frashëri” dhe ndërtoni këtu dhe 4 kulla të tjera

Mar 20, 2018 | 15:07
SHPËRNDAJE

Aktori Robert Ndrenika, ndonëse në një gjendje jo fort të mirë shëndetësore, nuk mungoi në takimin për Aleancën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Ai u shpreh edhe një herë kundër partneritetit publik-privat dhe se TK-ja duhet ndërtuar nga shteti. Për të nuk ka rëndësi nëse teatri ndërtohet aty apo në një shesh tjetër, si te Vëllezërit Frashëri, për shembull, por të ndërtohet nga shteti.

ndrenika teatri

“Në Kryeministri, pa dashje m’i hoqën mikrofonat dhe kam dashur të sqaroj ca gjëra, që pa dashje m’i hoqën. Unë për projektin që u paraqit nga ai danezi, në përgjithësi më pëlqeu. Këtë e kam thënë edhe te zyra e Veliajt, por hollësi nuk di. Kërkova maketin, ata më paraqitën një lojë kalamajsh, mbi të cilën nuk mund të gjykoje. Kam pretendime, për sallën po e po, dhe skenën, sepse që ta dini që ¾ e një salle teatri është skenë, me lartësi, xhepa etj. Ajo që më shqetësoi atje, i ashtuquajturi partneriteti publik-privat, që personalisht jam kundër, sepse jam i bindur dhe nuk ma luan Perëndia nga mendja që Teatri është një objekt që duhet ta bëjë shteti, me paret e taksapaguesve, se ku t’i gjejë Kryeministri paratë. Këtë s’ma heq njeri nga mendja, sepse edhe në Maqedoni, shteti e bën, jo për maqedonasit, por edhe për shqiptarët, që u pi gjakun, i shfrytëzon. Po u bën teatër të mirë. Në pamje të parë projekti i z. Bujar Kapexhiu më pëlqeu. Ka variante sa të duash. Madje, ta marrin të tërë hapësirën. Përveç nja 7 a 8 kullave që do bëjnë, të bëjnë dhe nja 3 a 4 dhe të na japin ne sheshin te Vëllezërit Frashëri, që është bosh, aty bëhet një teatër i mirë. Partneriteti me privatin është në interes të privatit, jo të aktorëve”, tha Ndrenika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura