Ndoshta vjen për mirë

Mar 18, 2020 | 18:14
SHPËRNDAJE

Nga Raimonda Shundi raimonda

Ndoshta ka ardhur koha, kur ne që e quajmë vetën të pushtetshëm mbi gjithcka që na sheh syri dhe mëndja, të kuptojmë se ka një fund dhe një fillim të ri. 

Kanë kaluar mjaft evolucione deri sa mbërriti ky brez, i cili sot dergjet pjesërisht në mbingopje, e tjetra në mbijetesë. Një pjesë në luftë, tjetra në shkallmi. Ekstremitete ku pak kush ndjehet i kënaqur, mbi të gjitha për atë cka një trup njerëzor është i lindur të bëj. Njëra në ekstazë, lakmi, cmënduri, tjetra në kurth, trishtim, ngërc, pamundësi. Po kushtëzohemi me izolimin.

Sot po shohim se shumë fenomene ekzistojnë panvarësisht e kishim apo e kemi në vëmëndjen tonë. Nuk hyj tek personat shumë socialë, megjithë qeshjen time të mirësjellur. Ndaj ky ilozim nuk më kap në befasi. Privimi me natyrën, botën e panipuluar  kafshore, po. Po përjetojmë një situatë që e kishim vetëm të servirur nga produksionet e shumta filmike. Sot ditari i Ana Frankit është adoptuar nga shumë kush. Jemi pjesë e kësaj historie që po shkruhet rishtas nga ku aktor jemi ne. Nuk jemi në luftën e parë, dytë botërore. Nuk jemi në izolimin e Holokaust, as në gjenocidin cam. Jemi në hapat e parë të një njeriu të ri. Atë të vitit 2020.

Pas publikimit të shkrimit mbi atë cka doctor Edvin Prifti spjegonte se sipas tij do të evoluonte qënia njerëzore pas këtij virusi,i shkruaj në faqen personale duke e ripyetur për atë cka më tronditi sidomos në fundin aspak përrallor të shkrimit të tij, ku se si ky virus mund të ndryshonte përfundimisht jetët tona, e më pas e mbylla me urimin që parashikimet të mos i dilnin. Përgjigja ishte edhe më e papritur “uroj të mbeten të tilla, e jo më keq”. A jemi ne plotësisht të vetëdijshëm që po flasim e po lexojmë për një jetë tërësisht hipotetike, e cila shpesh etiketohet pas më të marrëve e më të shqetësuarve prej njerëzve? Herë kjo merr emrin “filozofi”, herë “mjekësi”, herë “dashamirësi”, herë “përgjegjësi”, duke kaluar nga njëra anë e qënies njerëzore në tjetrën. Diskutojmë për të njëjtat gjëra, duke iu përmbajtur një filli të vetëm që ndryshon e ndan, sipas nesh, njërën anë nga tjera. Sigurisht, një fill ndryshimi ka, por pikërisht për këtë arsye nuk duhet lejuar që filli të bëhet tra. Ndryshimi të bëjë dy të ngjashme, të ndryshme. Drita e natës të mos thotë se nuk ka më diell, por të pëshpërisë “gjum të ëmbël.”

Ja që disa njerëz vendosën e vendosin ta krahasojnë në mënyrën më brutale, diellin me jetën, sëmundjen me mirëqënien, fatalitetin njerëzor me vdekjen e paevitueshme të të gjithëve.Shumicës prej nesh u mjafton vetëm një përmendje e termave negative dhe frikëprurëse, si “vdekja, uria, varfëria, parehatia, sëmundllëku” për t’i bërë të mendojnë dy herë për veprimet e tyre. Prandaj unë them sendoshta e gjithë kjo katrahurë ka bërë një llojë ndërgjegjësimi për për njeriun e pandreqshëm.

Një sëmundje e panjohur bën të ndërgjegjësojë njerëzimin në mbarë botën për atë cfarë kanë investuar. E them këtë me mirëbesimin se njerëzit do i kuptojnë ndenjat e mia tërësisht humane, sadopak banale. Koha vazhdon të ecë. Koha që ne e çmonim me kaq shumë xhevahirë, urata, mblesëri, tani na është kthyer pas. Ajo ka vazhduar të ecë në të njëjtën linjë si gjithmonë, në fakt, por ne kemi marrë masa për një palë të reja syzesh, e ajo si gjithçka tjetër, duken ende të deformuara. E panjohura do të na zhveshë enda gjithçka, përveç fuqisë për të bërë atë që kemi bërë gjithmonë si njerëz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura