“Ndoshta po lind diçka”/ Granit Cana tregon se si ndihet në raport me Fifin brenda “Big Brother VIP”

Oct 13, 2021 | 8:42
SHPËRNDAJE

Gjatë javës së parë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Fifi dhe ish futbollisti, Granit Cana, janë afruar shumë me njëri-tjetrin dhe kjo ka ngritur dyshimet se mes tyre po lind një histori dashurie.

fifi granit

Mbrëmjen e djeshme, dyshja u ftuan në dhomën e rrëfimit për të folur për raportin e tyre. Ishte Graniti ai që nisi të shpjegonte çfarë mund të ketë mes tij dhe këngëtares.

Unë e kam cek që këtu brenda jemi bërë si një lloj familje të gjithë, por janë ato momentet kur qesh, kënaqesh… Por kur je në një moment të keq dhe të vijnë mendimet e këqija, ka qenë Fifi ajo që më është afruar, më është gjendur, ka pasur momente që më ka ushqyer. E kemi gjuhën të përbashkët, mendimet të njëjta. Në këtë moment harrova që ndoshta edhe po lind diçka”,- tha Cana.

fifi, granit cana (3)

Ndërsa shumica e banorëve të tjerë thanë se mes tyre nuk mund të ketë diçka më shumë se shoqëri.

Fifi deklaroi dje se i pëlqejnë djemtë e këqinj kur tha: “Duhet me kon burrë more, me kon burrë, me u çu mu rreh për ty, a pe din? Me ta dhez nji shuplakë, jo mu, po të tjerëve. Po pak ‘bad boy’ duhet me kon, nëse s’osht ‘bad boy’ mu s’më ngjall inspirim. Unë kam qejf me dal me ndonjë djalë të keq.”

fifi, granit cana (1)

Gjatë bisedës në dhomën e rrëfimit dy ditë më parë, Graniti tha për marrëdhënien që ka me artisten:

E kam thënë që të du shumë si person dhe që të ardhmes nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë, për momentin është kjo. S’po du me dal ashtu çuni… si lloj shfrytëzuesi, si dikush që po bën lojë për ‘Big Brother’, nëse lind diçka, lind diçka reale”.

Ndërkohë, pak ditë më parë, ata shkuan të qëndronin vetëm në dhomën e gjumit, ku Fifi u shfaq e mbështetur mbi prehrin e Granitit. Për më tepër, këngëtarja ka deklaruar se nuk e sheh si shok Canën.

fifi granit cana (10) fifi granit cana (9) fifi granit cana (5) fifi granit cana (7) fifi granit cana (2) fifi granit cana (8) fifi granit cana (3)

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/